
Agjencia e sigurisë së shtetit zbuloi se fjalëkalime dhe detajet e tjera
të mesazheve elektronike të shumë përdoruesve në Gjermani janë vjedhur.
Zyra Federale për Sigurinë tha se kriminelët kanë infektuar kompjuterët
me programe, të cilat i lejojnë ata të grumbullojnë adresa të mesazheve
elektronike dhe fjalëkalime të llogarive.
Kompania nuk ka bërë të ditur se çfarë ka bërë për të kapur piratët
kibernetikë. Agjencia mësoi se kriminelët në internet kanë infektuar
miliona kompjuterë nëpërmjet një programi, i cili regjistron të dhëna
nga një rrjet dhe aty mund të vidhen këto të dhëna.
Shkalla e sulmit është njësoj si të thuash se një e pesta e popullsisë gjermane ndodhet në rrezik.

Reviews:
Post a Comment